Në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të sigurtë, tabloja përsa i përket vendit tonë është e zymtë, kjo në bazë të raportit të 3-të Kombëtar ”Të përdhunuar në internet”. Gjetja më kritike, në këtë raport është se janë 600 fishuar raportimet për pornografi me të mitur. Rreth 6300 faqe, foto, video, materiale me përmbajtje të papërshtatshme pornografike janë shfaqur dhe mbyllur brenda harkut kohor të vitit 2020.
40% të rasteve të faqeve pornografike, videove apo edhe imazheve me të njëjtën përmbajtje gjatë vitit 2020 i përkasin fëmijëve shqiptarë, ndërsa mbi 60% e rasteve të pornografisë me të mitur i përkasin fëmijëve jo shqiptarë, por të aksesueshëm nga fëmijët dhe adoleshentët në vend. Mosha më e prekur e fëmijëve dhe adoleshentëve nga përdorimi i internetit të pasigurt mbetet mosha 15-17 vjeç, e cila përfshihet në masën 40% të saj. Instagrami vijon të mbetet platforma më e pasigurt për fëmijët shqiptarë.
”Duhet kontroll nga prindërit dhe shkolla. Unë nuk kam problem, pasi prindërit e mi kanë instaluar një aplikacion që nuk I lejon faqet më përmbajtje të keqe të më shfaqen. Nipin tim e kontrollon vajza. Nuk ka ta lëshosh fëmijën dhe të mos e dish se çfarë bën. Kot nuk i thonë sëmundje e shekullit. Tani që qëndrojnë më shumë për shkak të mësimit online, hall i madh është, thotë një gjysh”, thonë qytetarët.