Lulzim Basha ka mbërritur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” aty ku sapo ka filluar Kuvendi Kombëtar i PD-së. Ai duket teksa takon demokratët në sallë nën ritmet e këngës së Christina Aguilera dhe Pitbull “Feel this moment”.

PD zbulon kolonën zanore të aksionit të saj që starton sot me Kuvendin Kombëtar:
Ta përjetojmë momentin

Në fakt është një nga hitet më të njohura të raperit amerikan Pitbull në bashkëpunim me Kristina Aguilerën. Ndonëse vete ka lindur në Amerikë, Pitbull është me origjinë nga Kuba dhe familja e tij ka luftuar kundër regjimit komunist të Fidel Kastros. Ky hit në youtube numëron rreth 740 milionë shikime.

Disa nga vargjet e saj janë:

E shikoj të ardhmen,
por jetoj momentin
Bën sens apo jo

Kam humbur shumë, dhe kam mësuar shumë
jam ende i pamposhtur si Shula

Baby ne mund të shohim gjithë botën
dhe unë të të jam cfarë te të dojë zemra
Koha është flori
dhe unë kam kohë plot,
Ndaj si kronometër le ta ndalim kohën,
Të shijojmë këtë cast

Ta përjetojmë këtë çast

Previous articleSherr në Tiranë, goditen dy punonjës të Policisë
Next articleBasha heq Bardhin, vetëzgjidhet kryetar i grupit parlamentar