Shumë fshatra të Mallakastrës po braktisen me ritme të shpejta nga të rinjtë, përfshirë edhe qytetin e Ballshit. Në shumë zona të Mallakastrës shikon vetëm të moshuar që mundohen të mbijetojnë dhe të bëjnë gjithçka vetë.
Të rinjtë numërohen me gishtat e duarve, ndërsa ata që kanë mbetur si synim kanë largimin nga Shqipëria. Edhe më të miturit duan që të emigrojnë. Ata presin vetëm që të rriten.
Të ardhurat për familjet që jetojnë në Mallakastër janë shumë të ulta dhe varfëria është e madhe. Të rinjve çdo lloj pune nuk u jep shpresë për shkak se paguhen shumë pak, kjo është një prapambetje që bën me faj të gjitha qeveritë që kanë drejtuar këtë vend dhe kanë përdorur votën e mallakastriotëve për pushtet.
Shkatërrimi i uzinës në Ballsh bëri që niveli ekonomik i zonës të pësojë një rënie shumë të shpejt. Në Mallakastër është e vështirë të ndërtosh një jetë të re dhe kjo është arsyeja kryesore që të rinjtë e Mallakastrës largohen me shpresën se në një vend larg Shqipërisë do të krijojnë një jetë më të mirë.
Mallakastra News