Sot në studion e Faxnews ka qenë Fabian Topollaj, kryetar i Bindjes Demokratike për të folur për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se kanë vendosur të dalin vetëm në zgjedhjet lokale ndërsa komentoi edhe marrëveshjen mes Metës dhe Berishës.

Topollaj tha se nuk ishte e përshtatshme koha kur u nënshkrua marrëveshja duke lënë të nënkuptohej se shkak i dështimit të negociatave, mund të ishte pikërisht ky koalicion.

Topollaj: Ne jemi parti që kemi lindur me idenë se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të ofrojë ndryshimin përpara rotacionit.

Pas 20-30 vitesh kemi në mazhorancë një njëri me një pushtet absolut, edhe në opozitë. Është ndërtuar një sistem i tërë, nëse mazhoranca dhe opozita ndahen në cdo gjë, e vetmja gjë që nuk ndahen eshtë ruajtja e sistemit politik, sepse partitë dhe kryetarët e tyre fitojnë njësoj. Shqipëria ka nevojë për një opozite alternative, ndryshe nga aje e PD që drejtohet nga Berisha.

PD dhe PL përfaqësojë të njëjtën ide. Ne do të shkojmë vetëm në zgjedhjet vendore dhe ishte një vendim i marrë krejt kollaj, sepse ne ruajmë identitetin tonë.

I vetmi kolicioni ne opozitë është ai mes Brerishës dhe Metës se të tjerat kanë dalë vetëm.

Marrëveshja mes PD dhe PL?

Nuk i ka cuar në fitore marrëveshja. Kemi 6 vjet që partia e Metës është në opozitë dhe si ka qenë në koalicion me partitë opozitare. Bashkimi me Metën nuk prodhon fitore. Momenti për të shpallur këtë koalicion nuk ishte i përshtatshëm pasi po negociohej me pjesën tjetër të PD. Një ndër arsyet e dështimit të negociatave ishte edhe koalicioni me Metën