Shumë prej tyre duan të qëndrojnë në Shqipëri
Emigrimi është kthyer vit pas viti në një problem serioz per shoqërinë tonë. Rritja e numrit të personave që largohen lidhet me disa arsye si ekonomia mungesa e perspektivës dhe mundësive më të mira për të jetuar në një vend tjetër të zhvilluar etj.
Fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë megjithatë duket se kohët e fundit në Shqipëri mendimi i një pjese të madhe të të rinjve po ndryshon . ka shumë prej tyre qê shprehen se vendi i tyre mund ti ofroj një të ardhme të sigurt dhe do te zgjidhnin të jetonin këtu.
Shqiptarët sot vijojnë të largohen nga vendi por jo më në të njejtët nivelet e dy apo tre dekadave më parë.