Edhe 25% e Evropës Perëndimore

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulta në të gjithë rajonin. Paga minimale  në Shqipëri vlen gati sa gjysma e asaj në rajon dhe  25% e Evropës Perëndimore. Agjencia Evropiane e Statistikave ka publikuar treguesit e pagës minimale të matur sipas standardit të fuqisë blerëse.Edhe pse Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një pjesë të administratës sërish të ardhurat nuk janë të mjaftueshme për një jetesë normale në Shqipëri.

 Me rritjen e cmimeve muajt e fundit shumë nga qytetarët shprehen se rroga e cila marrin nuk i mjafton as për gjërat më minimale si ushqimet dhe pagesa e faturave të ndryshme.

Në krahasim me shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është katër herë më e ulët.Të dhëna të tjera tregojnë gjithashtu se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Evropë, në totalin e buxhetit.Sipas raportit te fundit te Institutit të Statistikave rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike.