Si rrallëherë më parë këtë vit elektoral të rinjtë janë angazhuar seriozisht në politikë , si një shpresë e re për vendin . Të zhgënjyer nga politikat e ndjekura në vend përgjatë viteve të fundit shumë prej tyre mendojnë se ka ardhur koha për ndryshim . Për të rinjtë asgjë nuk është e pamundur perderisa ajo që i’u ofrohet nuk plotëson kërkesat e tyre Shumë janë të lodhur nga të qenurit pas nga bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Ky vit elektoral po tregon se të rinjë mund të bëjnë gjithçka që fjala e tyre të degjohet dhe situata të ndryshojë. Personalisht si një studente që aspiron të ndërtojë jetën në atdhe mendoj se ka ardhur koha që të mendojmë për motrat dhe vëllezërit tanë që enden në emigracion , ta bëjmë vendin tonë një vend më të mire që të mos na duhet më të largohemi prej tij për të pasur një punë ose për të jetuar një jetë normale që këtu vëshirë se e ndërton pasi mundësit janë për të ardhur keq. Ka ardhur koha që të rinjtë të dëgjohen për nismën që ta cojmë këtë vend përpara e të sjellin ndryshimin . Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike. Ka nevojë për të rinjtë që ta do të përfaqësojnë veten dhe tjerët për një të neserme ndryshe . Për një të nesërme që të na gjej në shtëpinë tonë e jo rrugëve të emigrimit.

Egnatia News