Home AKTUALITET Të rinjtë thërrasin “Basha ik”/ Sekretari i Përgjithshëm i FRPD: Jep dorëheqjen!...

Të rinjtë thërrasin “Basha ik”/ Sekretari i Përgjithshëm i FRPD: Jep dorëheqjen! Berisha: Do ta heqim ne

621

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në foltoren që ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur në Tiranë

Ndërsa Berisha ka shfaqur qëndrimin e tij hapur kundër vendimit të Bashës për zhvillimin e zgjedhjeve në FRPD, të rinjtë dëgjohen teksa thërrasin “Basha ik”.

Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari ka kërkuar që Basha të japë dorëheqjen, duke shtuar se çdo minutë që ai qëndron në krye të detyrës i jep oksigjen korrupsionit dhe Edi Ramës.

Në përgjigje të kësaj kërkese të Muçollarit, Berisha u shpreh se Bashën nuk e lejojnë të japë dorëheqjen, por janë ata që do ta heqin.

Top Channel