Dy të rinj të shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike kanë rënë në prangat e policisë në Mallakastër. Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Rromës” u bë e mundur kapja e shtetasve  M. M., 27 vjeç banues në Fier dhe B. L., 26 vjeç banues në Rromës të Mallakastrës duke çuar numrin e të arrestuarve në pesë.

Dy të rinjtë u ndaluan pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 05.03.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit T. A., A. A. dhe I. M.,të cilët janë ndaluar nga policia në datë 24.06.2020, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ora news