Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas burimeve, një plumb ka thyer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”.

Nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me armë zjarri. Si pasojë plumbi ka goditur xhamin e dritares duke e thyer.

në banesë ndodheshin banorët.

Nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë plumb pistolete.

Po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhen në vendin e ngjarjes.