Tre persona janë përpjekur të grabisin një argjendari në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, ndërkohë që kanë qëlluar me arme me fishek manovër.

Policia ka arritur të arrestojë njërin prej autorëve, teksa tentonte të largohej nga vendngjarja.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të tjerë.

Vijon…

Top Channel