Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjormë të Kurbinit. Një konflikt i çastit mes dy bashkëfshatarëve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit dhe për pasojë një shtetas ka mbetur i plagosur.

“” mësohet se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit. I plagosuri është nisur menjëherë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat për t’i marrë deklarimet në lidhje me ngjarjen.