Kryeqyteti i Francës është tronditur këtë të premte, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Parisit.

Mediet në Francë raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Sipas Le Parisien, të shtënat janë raportuar në një lagje të Parisit. Ndërkohë mësohet se autori që hapi zjarr është arrestuar nga autoritetet franceze.
Sakakq motivi i të shtënave mbetet ende mister.

Policia franceze u ka kërkuar vendasve të shmangin lëvizjet afër zonës ku ka ndodhur ngjarja./abcnews.al.