Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një 30-vjeçari në Shkodër. Mësohet se është qëlluar ndaj automjetit ku ndodhej Taulant Pepaj dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

https://youtube.com/watch?v=C30-Keg-ujM%3Ffeature%3Doembed

Pepaj ndodhet tashmë në komisariat duke dhënë deklarime ndërsa mësohet se është pa precedent penal.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, pranë repartit të Zjarrfikësve. Policia ka gjetur në vendngjarje tre gëzhoja ndërsa autorët kanë qenë tek një karburant aty pranë. sb/abcnews.al/