Produksioni i Big Brother VIP ka vendosur të vërë në dijeni banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri rreth sulmit të paprecedentë që ka ndodhur dy netë më parë ndaj Top Channel.

Moderatorja Arbana Osmani është shprehur se është e domosdoshme që banorët të jenë në dijeni të gjithë situatës.

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim.”- u shpreh Arbana.