Familja Bylyku prej 5 antaresh nga qyteti I Elbasanit, prej vitesh jeton ne kushte skandaloze. Nuk eshte vetem varferia ajo e cila i ka mbeshtetur shpatullat pas murit kesaj familje por edhe djali i tyre i madh Klajdi Bylyku 16 vjec I cili vuan nga problemet e shendetit mendor. 16 Vjecari edhe pse i konstatuar me semundje vazhdon serisht shkollen, por sipas prindërve ai eshte kthyer ne nje shqetesim per bashkmoshataret e tij dhe mesuesit.
Agresiviteti I tij eshte teper i madh, kete fakt e tregon dhe mamaja e tij Teuta Bylyku 35 vjece kur shprehet se ka pasur raste qe ka kercenuar me jete vellain dhe motren e tij me te vogel.

Ne familjen Bylyku nuk ka asnje antare qe punon, dhe mbahen vetem me nje ndihme ekonomike, ku rritja e cmimeve se fundimi e ka zhytur ne borxhe familjen. Teuta Bylyku mamaja e 16 vjecarin Klajdi Bylykut shprehet se mjeket ne Elbasan i kane hequr kempin djalit te saj qe ne muajn Dhjetor. Ajo thotë se mjekët I kanë thënë se gjëndja e të birit është përmirësuar por nga jetesa më të rezulton e kundërta.
Teuta mamaja tregon ter kalvarin e vuajtes se saj ne dyert e mjekeve.
Ne pamundesi per te punuar pasi duhet te kujdeset per djalin e saj ajo e ka teper te veshtire jetesen, Teuta kerkon nje ndihme nga ana e shtetit te pakten per sitemimin e djalit, ose te kete nje shume te ardhurash per ti blere ilacet.
Sot Familja Bylyku nga Elbasani apelon per ndihme pasi te gjithe dyert e zyrave administrative i ka te mbyllura.Ata sot jetojne me ndihmën e fqinjeve./Egnatia news