Deputetja socialiste Elisa Spiropali i është drejtuar përmes një tuiteri, liderit historik të PD Sali Berisha, lidhur me çështjen e presidentit. Në tuiterin e shpërndarë edhe nga Kryeministri Rama, deputetja nuk kursehet në shprehje, duke dalë madje edhe jashtë etikës humane, teksa shprehet ndër të tjera se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin.
“Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin”, shkruan Spiropali.