Në operacionin e zhvilluar në kryeqytetin grek në Athinë, janë arrestuar tre shqiptarë të moshës 36, 46 dhe 48 vjeç dhe një 45-vjeçar grek, të cilët akuzohen për trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje.

Bashkë me 10 kilogramë kokainë u sekuestruan edhe 2 pistoleta. 48 vjeçari shqiptar dhe 45 vjeçari grek ishin poseduesit e kokainës të cilët do ta trafikonin atë për llogari të të tjerëve.

Ndërkaq, njëri prej të arrestuarve, 36 vjeçari shqiptar posedonte gjithashtu në shtëpinë e tij në Athinë një pjesë të kokainës së sekuestruar dhe një pistoletë, shkruajnë mediat greke