Ky është momenti pikëllues kur një grup ushtarësh rusë të qarë kërkonin falje për vrasjen e “civilëve dhe fëmijëve” në Ukrainë.

Pilotët e kapur dolën kundër “pushtimit tradhtar” të Vladimir Putin gjatë një konference emocionale për shtyp të dielën.

Mësohet se shtatë oficerët e zbulimit të ushtrisë u qëlluan nga hapësira ajrore ukrainase javën e kaluar.

Më vonë atyre iu dha mundësia të flisnin me gazetarët në Agjencinë e Lajmeve të Ukrainës Interfax – dhe të kërkonin falje për veprimet e vendit të tyre.

Një nga ushtarët, Galkin Sergey Alekseevich, tha: “Unë kërkoj falje për veten time, për skuadrën time në çdo shtëpi në çdo rrugë për çdo qytetar të Ukrainës, për të moshuarit, për gratë, për fëmijët për pushtimin tonë në këto toka.”