70 milionë përdorues të rinj janë përgjegjës për mbi 10% të përdoruesve aktivë të Telegram, pasi në janar të këtij viti Telegram kishte rreht 500 milionë përdorues. Dhe shifrat e regjistruara në janar u ndihmuan nga problemet e tjera që WhatsApp kishte me shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve me Facebook.

Pavel Durov, CEO i Telegram, shfrytëzoi këtë moment për të treguar se si aplikacion arriti të përballonte një fluks kaq të madh përdoruesish të rinj në mënyrë mjaft të mirë. Megjithatë ai pranoi se disa nga përdoruesit në Amerikë mund të kenë hasur një shpejtësi më të ngadaltë se normalisht. “Për përdoruesit e rinj dëshiroj t’i uroj mirëseardhjen në platformën më të madhe të pavarur të komunikimit në botë. Ne nuk do t’ju zhgënjejmë si të tjerët.” tha Durov.

Telegram arriti të bënte për vete rreth shumë përdorues të WhatsApp me shërbimin e ri që i lejon ato të ruajnë bisedat që kanë në WhatsApp dhe t’i shfaqin ato në Telegram.