Ditën e sotme masat e nxehta që kanë përfshirë vendin, do të vijojnë ndikimin në vendin tonë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira në mesditë e pasdite në zonat malore.
Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut, e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 18 deri 35°C,në zona e ulëta 20 deri 39°C, në zona bregdetare 23 deri 37°C