Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të vendit. Këto vranësira kalimtare do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare  1-4m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7m/s. 

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 10 deri 28°C, në zona e ulëta 10 deri 30°C, në zona bregdetare 13 deri 27°C