(Foto Ilustruese)
Reagim i nënkryetarit të Bashkisë Elbasan z.Artur Guni
Disa kanë zgjedhur punën e disa të tjerë llafet! Bashkia e Elbasanit është në krye të detyrës e në respekt të kontratës që ka me qytetarët e saj vazhdon çdo ditë tu shërbejë atyre. Teksa ne vazhdojmë punën, këto ditë kemi përballë ata që ishin zhdukur për 4 vite dhe tashmë kanë marrë përsipër të fabrikojnë lloj-lloj spekulimesh e akuzash qesharake.
Perla e tyre më e fundit ishte fabrikimi i një akuze për gjoja dhënien nga Bashkia e Elbasanit të një procedure konkuruese një biznesmeni të arrestuar dhe se vet procedura paska qenë me flamur të kuq për mungesë konkurence.
I vetmi flamur i kuq në fakt është flamuri që tregon gjendjen e kapitulluar në të cilën kanë përfunduar ata që fabrikojnë spekulime të tilla me synim mashtrimin e opinionit publik për qëllime elektorale.
Duke qenë të vetdijshëm se është e pamundur ti sqarosh ata që me vetdije zgjedhin të mashtrojnë, për hir të transparencës ndaj opinionit publik gjej rastin të nënvizoj sa vijon:
Agjensia e Shërbimeve Publike, bashkia Elbasan ka publikuar në Sistemin e Prokurimit Eleketronik (SPE) në datë 23.02.2023 Procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i rrugëve në lagjjen “11 Nëntori” me datë zhvillimi 10.03.2023. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomik. 1. “BE – IS” SH.P.K; 2. “BAJRAMI N.” Sh.p.k dhe 3. “ERGI” sh.p.k.
Ndryshe nga sa pretendojnë fabrikuesit e akuzave, nga tre operatorët pjesëmarrës është s’kualifikuar vetëm një 1 operator ekonomik “BAJRAMI N.” Sh.p.k, për arsye të parregullsive në ofertë. Janë kualifikuar 2 operator ekonomik “BE – IS” SH.P.K dhe “ERGI” sh.p.k.
Pas vlerësimit të ofertave dhe dokumentacionit është deklaruar fituese oferta e subjektit “BE – IS” Sh.p.k. Subjekti në fjalë ka dorëzuar sipas ligjit të gjithë dokumentacionin përfshirë vërtetimet e gjëndjes gjyqësore (dëshmi penaliteti).
Pavarësisht nevojës se “foltores” së Elbasanit për të patur një kauzë për zgjedhjet pas braktisjes që i kanë bërë qytetarëve për 4 vite, Bashkia e Elbasanit e ka të pamundur të skualifikojë një operator ekonomik jashtë percaktimeve ligjore. Për ne ligji është i detyrueshëm, për ata ndoshta është fakultativ.