Gjatë përleshjeve me policinë teksa protestuesit hidhnin gurë dhe oficerët qëllonin me plumba gome, u lënduan 9 persona.

Rreth 1.000 njerëz u mblodhën në kompleks pas lutjeve javore duke thirrur “Zoti është i madh” dhe duke mbajtur në duar flamuj palestinezë të ngritur.

Hedhja e gurëve drejt policisë nga ana e protestuesve bëri që efektivët të bastisnin sheshin.

“Disa dhjetëra të rinj filluan të prishnin rendin dhe të hidhnin gurë drejt policisë”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se “10 të dyshuar u arrestuan”.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se nëntë persona u lënduan, duke përfshirë tre të shtruar në spital me lëndime për shkak të rrahjeve dhe plumbave të gomës.

Përballja erdhi pasi palestinezët protestuan kundër nacionalistëve hebrenj të cilët kishin marshuar përmes Jeruzalemit lindor të aneksuar nga Izraeli të Martën, duke brohoritur fyerje ndaj Islamit dhe duke thirrur “Vdekje Arabeve”.

fax web