Tensione në konstituimin e Këshillit Bashkiak në Has. Gazetari Bekim Lekica raporton se kryetari i ri i bashkisë Miftar Dauti i dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit nen siglen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe këshilltarët nuk lejohen që të futen në sallën e mbledhjeve teksa dyert janë të mbyllura.
Në fakt është Liman Morina kryetari i bashkisë me mandat te perfunduar që nuk lejon mbledhjen e këshillit.
Morina u ka kerkuar qe te ulen te bisedojne per një datë që të zhvillohet mbledhja, pasi nuk ishte informuar që do të mbahej sot. Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga këshilltarët e djathtë.
Mbledhja pritet të zhvillohet në katin e parë të hollit të bashkisë.