Qytetarë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë në mbështetje të Kosovës, pas tensioneve në veri të vendit me Serbinë. Me pankarta nëpër duar qytetarët kërkojnë zgjedhje për Kosovën.

about:blank

Barrikadat e vendosura në veri të vendit vazhdojnë të mbajnë rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës  dhe Bërnjakut prej shtatë ditësh të bllokuara.

Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë krejt afër fshatit Çabër në drejtim të Zubin Potokut, ku kanë vendosur dy kamionë.

Dyqanet pothuajse të gjitha janë të mbyllura përveç atyre të ushqimeve dhe barnatoreve, ndërkaq nëpër shkolla e fakultete mësimi nuk po mbahet.

Kjo situatë me dyqane dhe shkolla në veri do të zgjasë së paku deri më 18 dhjetor me urdhër të shtabit të krizës të formuar ditë më parë e që udhëhiqet nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Qëllimi i serbëve është që para botës të paraqitet “jetë e paralizuar” dhe situatë sa më e zymtë në atë pjesë.