Para bashkisë së Tiranës vazhdon protesta e opozitës. Pas hedhjes së flakadanëve, protestuesit po hedhin edhe gurë dhe sende të forta drejt godinës së institucionit.
Protesta është shoqëruar edhe me përplasje midis protestuesve dhe forcave të rendit që janë bërë gardh para bashkisë.
Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të hyjnë në zyrat e tyre në bashki, por kjo sipas tyre nuk është lejuar nga bashkia.
Deputetët kërkuan nga policia që të tërhiqej dhe të mos konfrontohej ndërsa një kërkesë është bërë edhe drejt protestuesve që ata të mos hedhin gurë.