Policia e Kosovës konfirmon vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes.

Policia konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Express.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit vazhdimisht vendet e tjera si BE dhe SHBA kanë bërë thirrje që barrikadat të hiqen menjëherë dhe se duhet palët të dialogojnë.

Por duhet se thirrjet kanë rënë në vesh të shurdhur, jo vetëm serbët nuk iu hoqën barrikadat, por i kanë shtuar ato.