Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar për tentativë përdhunimi të një 20-vjeçareje në Nicë.

Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra.

Sipas ERT, 28-vjeçari i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar, për pasojë shqiptari i arrestuar e ka goditur në fytyrë

Pas sulmit që ka marrë, vajza është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Hetimet për rastin po kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Nicës – Ag. Renti./Abcnews.al/