Një person është arrestuar pasi u përpoq të qëllonte me armë zëvendës presidenten dhe ish-presidenten e Argjentinës. Ngjarja ka ndodhur në një distancë jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires.

Një burrë që ndodhej mes njerëzve  shkon drejt ish-presidentes duke drejtuar një armë në fytyrën e Fernández de Kirchner.

Por fatmirësisht nuk ka arritur ta shkrepë armën, duke bërë që zëvendës presidentja të mos lëndohet.

Sulmuesi u arrestua pas disa sekondash konfuzioni dhe paniku.