Klerent Bozhanaj,  nuk ka thënë asnjë fjalë përpara hetuesve lidhur me plagosjen e efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Edlir Aleshi. Për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike 42 vjeçari nuk ka ka folur përpara hetuesve, mbi motivet e ngjarjes.

Ndërkohë pritet që ditën e sotme atij ti administrohet dëshmia. Burime bëjnë me dije se Bozhanaj do pyetet ditën e sotme rreth mesditës për shkaqet e ngjarjes.

Sipas informacioneve mësohet se 42-vjeçari ka qëlluar disa herë drejt patrullës që po e ndiqte, duke rrezikuar jetën edhe të qytetarëve të tjerë.

Bozhanaj u arrestua mbrëmjen e djeshme, pas 24 orësh arrati

Previous articleRrjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS, materialet e dorëzuara nga AMP jo të plota, Prokuroria i kthen mbrapsht
Next articleTë ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, Booking dhe dëmshpërblimet e përmuajshme për të larguarit nga puna do tatohen nga 13 deri 23%