Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka shkaktuar të paktën 3 viktima dhe qindra të plagosur mëngjesin e së dielës.
Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda u regjistrua në pjesën perëndimore të vendit dhe u ndje në shumë qytete.
Nga tërmeti raportohen dëme në të paktën 70 fshatra në Khoy e Salmas, ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve ka mbetur pa energji elektrike.
Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve, teksa bilanci i viktimave mund të rritet dhe më tej.
