Tjetër lëkundje e fortë është ndjerë pak çaste më parë në kryeqytet, ndërsa epiqendra e dy tërmeteve raportohet në qytetin e Burrelit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë i magnitudës 5.2 të shkallës rihter, në një thellësi prej 2 kilometrash.
Është e paqartë nëse ka patur dëme në banesa apo në njerëz.
Shumë tërmete të tjetë më të vegjël ka gjasa të pasojnë në vazhdim pas tërmetit të madh të parë rënë para pak minutash me qendër në Burrel.
Ekspertët thonë se vala e tronditjeve do të jetë me magnitudë më të vogël sesa ai i pari që është më i fuqishmi derisa të shuhet përfundimisht.
Një gjë e tillë ndodhi edhe gjatë tërmetit të mesnatës së 16 nëntorit kur pas tërmetit të parë të fortë, pati thuajse pesë lëkundje të tjera të forta por jo të magnitudës së parë.