Ka shkuar në 105 numri i viktimave të tërmetit qe goditi Izmirin,njofton Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) .
Në deklaratën e lëshuar nga AFAD thuhet se 144 persona ende po trajtohen në spitale ndërsa 883 janë trajtuar dhe lëshuar në shtëpi.
Pas tërmetit 6.6 ballë që goditi Izmirin në 30 tetor, janë regjistruar 1.508 paslëkundje, prej të cilave 44 më të forta se 4 ballë.
Turqia është ndër zonat me aktivitet sizmik të lartë, pasi përgjatë historisë është goditur nga tërmete me magnitutë të lartë,ku kujtojmë këtu tërmetin e 1999 në Marmara me një magnitutë 7.6 ballë.