Një tërmet me magnitudë 4.4 është regjistruar gjatë natës në brigjet e Catanzaro të Italisë.

Sipas detajeve të dhëna, tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi 36 kilometra dhe një epiqendër në det afërCatanzaro Lido.

“Frika ishte e madhe, por dua të siguroj të gjithë qytetin: deri më tani nuk kemi asnjë lajm për dëmtime të gjërave apo njerëzve”, shkroi kryebashkiaku i Catanzaro në Facebook, Nikola Fiorita.