Duhet të ishtë një video për TikTok, por rezultoi një video terrorizuese për qytetarët e Korçës që kalonin aty pranë.

Një burrë qëndroi i shtrirë përtokë disa minuta në mes të rrugës, i mbuluar nga një çarçaf me njolla gjaku dhe në krah kishte një pistoletë lodër.

Kjo skenë ka alarmuar kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje por më pas janë përballur me këtë skenë, shkruan ‘BalkanWeb’. Qytetari në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe ka dëshmuar saktësisht se “E bëra, s’kisha bërë ndonjëherë nga këto gjëra”.