Disa ditë pas hapjes së investigimit nga National Highay Traffic Safety Administration (NHTSA) kundrejt shërbimit “Passenger Play” të Tesla, i cili i lejon drejtuesit të luajnë lojra të ndryshme në ekranin kryesor të makinës ndërkohë që ajo lëviz, prodhuesi i makinave ka vendosur ta modifikojë shërbimin për të parandaluar rrezikshmërinë që vjen nga ai.

Ky investigim u nis nga një ankesë e bërë nga pronari i një Tesla Model 3 në nëntor. Vince Patton zbuloi se ai kishte mundësinë të luante lojra si Sky Force Reloaded dhe Solitaire ndërkohë që makina lëvizte. Ai e testoi këtë shërbim në një vend parkimi të boshatisur.

Dikush mund të vritet nga ky shërbim.” tha Patton për Associated Press. “Kjo është një çmenduri.”

Sipas NHTSA, drejtuesve iu dha opsioni për të luajtur lojra në Tesla-t e tyre ndërkohë që ato ishin në lëvizje në dhjetor të 2020. Dhe pse drejtuesit mund të luanin lojra më parë, lojërat ishin të aksesueshme vetëm në momentin kur makina ishte e parkuar.

Për të hequr fajin nga vetja e tyre, Tesla pyeste personin që do të luanin lojën për të konfirmuar se ai nuk ishte drejtuesi, mirëpo asgjë nuk e ndalon personin të gënjejë.

Tesla ka konfirmuar se shërbimi ‘Passenger Play’ do të jetë i kyçur gjatë kohës që makina është në lëvizje.” deklaroi NHTSA.