Komisioni Qendror i Zgjedhjeve provoi sot pajisjet për votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Organizimi i testimit nisi në orën 11:30, në magazinën e KQZ-së, në rrugën “Butrinti” në Kashar.

Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës më 14 maj 2023 zgjedhësit në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të votojnë nëpërmjet pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN).

https://7b3c196a29d7e7853c19c28132b2c16c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html“Në datë 4 Maj 2023, ora 11:30, në magazinën e KQZ-së, në adresën Rruga Butrinti, Kashar, Tiranë (Mobileri HENDI), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon Testimin Operacional për Sistemin e Votimit dhe Nnumërimit Elektronik. Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, zgjedhësit në Bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të votojnë nëpërmjet Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN). Në zbatim të nenit 22 pika 6 të Kodit Zgjedhor, KQZ do të përdorë 3% të pajisjeve PEVN për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe transmetimit të votimit“, sipas KQZ-së.

Top Channel