Shoku i Martin Çeços, Rezart Dokolli duhet të ishte ndërmjetësi mes 26-vjeçarit dhe vajzës që ai pëlqente, e cila punonte në një byrektore.

I riu i kishte kërkuar mikut të tij që të fliste me Borën dhe “t’i tregonte se sa shumë e pëlqente dhe se kishte dëshirë ta njihte”. Por hyrja e Rezart Dokollit në këtë histori e bën akoma më komplekse atë çfarë ka ndodhur.

Në një rrëfim për emisionin “Uniko”, ai tregoi nuk kishte komunikuar asnjëherë me vajzën që Martin Çeço pëlqente dhe se së bashku me 26-vjeçarin kishin shkuar që t’i kërkonin dorën për martesë tek i ati i saj në fshatin Goskov

Por në një përballje me vajzën, kjo e fundit ka pohuar se Rezart Dokolli shkonte shpesh te puna e saj madje në një rast iu është shprehur se dëshironte t’i thoshte diçka, por kishte hezituar t’ia tregonte.

Vajza tregoi se Dokolli kishte komunikuar me shefin e saj të punës dhe i kishte thënë se ishte vetë ai që e pëlqente vajzën, duke mos përmendur në asnjë rast Martin Çeçon.

Rezart Dokolli: S’kam folur me këtë vajzën

Bora: I sigurt që s’ke folur me mua?

Rezart Dokolli: Po. S’kam folur, thjesht e njoh atje.

Bora: Po, ka folur. Unë e njoh, ai vinte te puna. S’më ke thënë mua ti të të bëj një pyetje dhe më pas më ke thënë lere fare?

Rezart Dokolli: Jo nuk mbaj mend.

Bora: Nuk i ke thënë ti pronarit tim që do i thuash asaj vajzës? Po të jetë për ty që ti më ke kapur dhe më ke thënë, unë jam i sigurt që më ke thënë se unë ty të njoh dhe pronari im ty të njeh. Unë kam qenë duke pastruar tavolinën dhe më ke thënë të të bëj një pyetje. Po të kam thënë unë. Dhe pastaj më ke thënë nuk ta bëj tani.

Rezart Dokolli: Nuk kam bërë, nuk mbaj mend. Jo, jo, unë kam dy fëmijë

Këtë gjë e konfirmoi edhe shefi i Borës, po ashtu në një ballafaqim me babain e dy fëmijëve, por ky i fundit i mohoi këto pretendime.

Por ka një kontradiktë në rrëfimin e tij, pasi në një video të regjistruar nga 26-vjeçari pa dijeninë e tij teksa bisedonin së bashku, Rezart Dokolli i tregon se “kishte komunikuar me vajzën” dhe se ajo i kishte thënë që “ishte beqare”.

Regjistrimi mes dy shokëve:

Martin Çeço: Dëgjo tani, do më thuash drejtë si të tha? Jam shumë kurioz

Rezart Dokolli: Unë të thashë bre tashi

Martin Çeço: E, po fol

Rezart Dokolli: Unë e pashë atje, më tha s’kam nge të llafosem, se kam këtë mbesën

Martin Çeço: E pashë, tha ëëë?

Rezart Dokolli: Siç të thashë unë, kshu kshu… beqare jam.

Martin Çeço: Tha vetë ajo, jam beqare?

Rezart Dokolli: Ke ti? Jo

Martin Çeço: Si the ti, ke ëëë?

Rezart Dokolli: Ke ndonjë? Jo. Ti e pe atë çupën që të thashë unë, që ishte me mbesën

Martin Çeço: Kur vajte? Si i the o Zarti?

Rezart Dokolli: Po kshu i thashë unë, kshu, kshu, kshu

Martin Çeço: Ai djali të pëlqeu

Rezart Dokolli: Çfarë do më thoshe më tha mua?

Martin Çeço: Për këtë i thoshe? I the

Rezart Dokolli: I thashë?

Martin Çeço: E çfarë tha pastaj? S’tha që më pëlqeu?

Rezart Dokolli: Mirë më tha, por sot kam punë. Nesër nuk dua të të them…

Martin Çeço: Mbahet mend kjo që do bëhet Zarti. Po për Zotin, unë jam shumë i gëzuar. Po për Zotin, se di ti sa i gëzuar jam. U bë kjo, nuk të lë unë o shoku ç’ke tashi. I the që unë s’ja thoja dot se kishte njerëz

Rezart Dokolli: I thashë unë, e mirë e bëre

Martin Çeço: I thanë që jam djalë i mirë është shumë i mirë, tha apo jo?

Rezart Dokolli: Tha juve bashkë erdhët pak a shumë

Martin Çeço: Tha që po më shikonte? Tha kështu? Çfarë thoshte?

Rezart Dokolli: Nuk thoshte ajo, nuk thoshte

Martin Çeço:  E si tha kur ta lëmë tashi këtë?

Në historinë komplekse, janë të përfshira dy vajza, Bora e byrektores (e cila pëlqehej nga i ndjeri) dhe Martina Pajollari, e cila konsiderohet si “molla e sherrit” që çoi në vrasjen e të riut.

Ndërsa enigmë mbetet se kush i ka thënë Martin Çeços se vajza që punonte në byrektore quhej Tina Pajollari, kur në fakt janë dy vajza të ndryshme/panorama.al