Një pjesë e mirë e shtratit me shkëmbinj është bërë i dukshëm në Liqenin Garda në Itali, pasi thatësira që ka përfshirë vendit, e uli nivelin e ujit në nivele historike.
Liqeni më i madh i Italisë, një destinacion i njohur turistik, është prekur rëndë nga temperaturat e larta dhe nga mungesa e reshjeve të shiut prej muajsh tashmë.Pjesë të Italisë veriore janë duke u përballur me thatësirën më të keqe në 70 vite. Nga pamjet e publikuara nga BBC, mund të shihet se aty ku dikur ka pasur ujë, tashmë ecin njerëz të shtyrë edhe nga kureshtja. /web