Rita ora është një emër i famshëm falë zërit të saj të mahnitshëm.
Por jo shumë fansa e dinë që ajo ndryshoi mbiemrin e saj për një arsye të veçantë.
Emri i vërtetë i superyllit 30 vjecar është Rita Sahatciu.
Këngëtarja ka lindur në Prishtinë me dy prindër me origjinë shqitpare shkruan The Sun.
Sipas medias angleze babai i Ritës ka marrë mbiemrin Ora pasi Sahatci ishte e vështirë të shqiptohej.
Babai i saj vazhdon shkrimin The Sun ishte pronar i një lokale ndërsa më herët kishte studiuar për ekonomi.
Ndërkohë mamaja e saj Vera është një psikiatër që punon për NHS( Shërbimi Kombëtar në Britaninë e Madhe).
Gjatë ditëve të para të pandemisë mamaja e këngëtares u thirr në vijën e parë të frontit.
Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe lufta në Kosovë.
Për t’i shpëtuar kësaj, familja iku në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeç.
Shpjegimin e emrit të saj të plotë, Rita e bëri edhe vet së fundmi në një vlog për “Wired”, ku iu përgjigj pyetjeve më të shpeshta që fansat kanë kërkuar në Google.
Pyetja ishte “A është Rita Ora emri i vërtetë i saj?”, referuar faktit që shumë artistë ndërkombëtar i ndryshojnë emrat e tyre, duke vendosur një emërtim artistik, në mënyrë që fansat ta kenë më të lehtë shqiptimin e tyre.
“Është për të qeshur, secili më pye për këtët, por vërtet është ashtu. Emri im i plotë është Rita Sahatçiu Ora”, ka thënë këngëtarja e lindur në Prishtinë.
© SYRI.net