Hetimi i aferës së sterilizmit, i cili ka çuar në pranga 2 persona dhe 6 të tjerë hetim në liri, pritet të zgjerohet edhe më shumë.
Shkeljet në procesin e dhënies së koncesionit 100 milione eurosh të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, sipas SPAK, ka si para tenderit, por edhe mbas tij.
Madje, skandali shkon edhe më tej kur rezulton se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka një kontratë origjinale të këtij koncesioni.
Në dosjen e SPAK-ut thuhet se në datën 8 tetor të vitit 2021 është marrë vendimi i sekuestrimit të dokumenteve të këtij investimi partnertitet publik-privat.
Oficerët e policisë gjyqësore kanë kërkuar nga institucioni dokumentet origjinale por në datën 20 dhjetor në procesverbal ata kanë dekalruar se megjithë kërkimet ne arkivë nuk u gjet dokumenti origjinal, madje as anekset përkatëse.
Në vend të kësaj është sekuestruar një kopje e noterizuar. Po ashtu prokurorët akuzojnë për fryrje të kostove me qëllim mashtrimin me pasoja të rënda për shtetin shqiptar.
Madje, ndër të tjera, rezulton se në qsut ishin paisjet për sterilizimin e paisjeve kirurgjikale për të përballuar më shumë nga setet që kërkoheshin në spitali e QSUT, por nuk u vu në punë
Tashmë në masën e arrestit janë pronari i koncesionit Ilir Rrapaj dhe zëvendësministri Klodian Rjepaj.
Por nën hetim vijon të jetë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Vendimi i siguruar nga “Ora News” nxjerr në pah, një situatë sa të pabesueshme aq edhe të dënueshme penalisht. Kontrata origjinale 10-vjeçare e firmosur mes shtetit dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të arrestuar për mashtrim ka humbur dhe nuk gjendet.
SPAK thotë se e ka kërkuar gjithandej, por ajo s’gjendet as në arkivën e Ministrisë dhe ka humbur!