Studentët kanë bërë një peticion për reduktim të tarifave të masterit në masën 50% si dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë.

Në peticionin e tyre thuhet se duke parë kostot e larta të jetesës, që nga qeraja, kostot e transportit, mensa, librat deri tek veshjet dhe fakt është që rroga minimale në vend është 40 mijë lekë të reja, e bën të papërballueshme pagesën e tarifës nga studentët.

Reduktim i tarifave të masterit dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë (master).Nisur nga fakti që Ministria e Arsimit ka dhënë bursë me vlerë 40 mijë lekë të reja nga paga minimale për degët prioritare ky është diskriminim për studentët e masterit të cilët paguajnë tarifën e plotë që kushton nga 120 mijë lekë të reja deri në 160 mijë lekë të reja.

Ndaj ne kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Kryeministri të marrin masa dhe të ofrojnë një plan për studentët e masterit të cilët duhet tu reduktohet tarifa me 50% të shumës gjithashtu për studentët ekselentë dhe për shtresat në nevojë të ketë bursë për këto dy kategori.

Duke parë kostot e larta të jetesës të studentëve, që nga qeraja, kostot e transportit, mensa, librat deri tek veshjet dhe fakt është që rroga minimale në vend është 40 mijë lekë të reja, gjë që e bën të papërballueshme pagesën e tarifës nga studentët.

Ndaj kërkojmë që për studentët e masterit të reduktohet tarifa me 50% të shumës gjithashtu edhe për kategoritë e studentëve ekselentë dhe për studentët e shtresave në nevojë të ketë bursë.

Studentët e masterit nuk duhet të jenë të diskriminuar nga projektet e njëanshme të Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministri bëjnë.

Ne kërkojmë që kjo kërkesë të miratohet në mënyrë që studentët të mos shohin largimin si të vetmen zgjidhje.