Thirrje për sensibilizimi!
Liria nuk ka kombësi ajo është vlerë e njerëzve të lirë.
Si pasardhës i një familjeje që ka derdhur gjak për lirinë ndiej detyrimin që të jem krahë njerezve që luftojnë e duan lirinë. Nesër në orën 18:00 do të jem në sheshin Gensher pranë bustit të Aqif Pashës figurës së njeriut që luftoi për lirinë e Elbasanit.
Do të jem aty në solidaritet me popullin ukrainas , do të jem në kujtim të qindra fëmijëve dhe civilëve të vrarë dhe qindra ushtarëve që ranë për liri.
Do të jem aty në mbeshtetje të mijëra bij nënash që luftojnë për lirinë dhe vendin e tyre.
Ftoj çdo qytetar të qarkut Elbasanit që e ndjen të jetë aty. /Egnatia News