Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së për të votuar për kreun e ri të kësaj force politike.

Berisha shoqërohej nga deputeti i zgjedhur Tritan Shehu, ndërsa apeloi për sa më shumë pjesëmarrje të anëtarësisë së demokratëve. Berisha tha se i qëndron mendimit të tij se zgjedhjet janë të parakohshme, dhe duhet të kishin pasur më shumë kohë kandidatët për fushatën e tyre, ndërsa nuk munguan as batutat.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte hezituar përballë fletës së votimit, se cilin prej kandidatëve do të zgjidhte, Berisha tha se kjo ishte të nxirrje sekretin e sekreteve.

Ca më tej, lideri historik i demokratëve tha se i qendron deklaratës së tij, se nuk e përjashton që të kthehet një ditë në drejtimin e kësaj force politike.

“Unë besoj se kjo nuk do garë nuk do ta nxjerrë PD më të ndarë, kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre, dhe janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për pd dhe vendin pavarësisht rezultatit.

Ti do të nxjerrësh jo sekretin, por sekretin e sekreteve. Unë jam konsistent në deklaratat e mija”, u shpreh Berisha.

Fax Web