Tifozët e Feyenoord kanë filluar të vijnë në Tiranë, kur kanë mbetur dhe 2 ditë nga finalja e Conference League.
Roma dhe Feyenoord luajnë më 25 maj ora 21:00 ndeshjen më të rëndësishme të këtij kompeticioni, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Tirana ka fatin të presë për herë të parë në Shqipëri, ndeshje të një rëndësie të tillë në futboll. Dhjetëra mijëra tifozë italianë dhe holandezë priten pasnesër, ndërsa grupet e para të tifozëve kanë mbërritur tashmë.
Në videon e mëposhtme shihen besnikët e Feyenoord, të cilët janë ulur në një prej bareve të Tiranës. Holandezët po e shijojnë vizitën e tyre me këngë dhe pije, ndërsa bie në sy dekori i tyre, me materialet e klubit. Atmosfera gjatë këtyre ditëve do jetë e ndezur në kryeqytet.