Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se projekti i ri i Butrintit e çon trashëgiminë kulturore në një nivel tjetër.

Rama u shpreh se është mësuar me akuzat e opozitës, pasi të njëjtën gjë kanë bërë edhe me stadiumin “Air Albania”, të njëjtën edhe me Teatrin Kombëtar.

Kryeministri iu drejtua opozitës duke i thënë që ta “mbajnë damkën e SHBA-së”, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa theksoi se ligji për Butrintit do të votohet.

“Ju që çuat Kombëtaren e Shqipërisë në emigracionit që ti luanin ndehsjen në Maqedoni sepsen uk kishte stadium Shqipëria. Dhe ju flisni sot për vizion dhe zhvillim dhe trashëgimi. Ju që e keni damkën në lule të ballit nga SHBA për korrupsion dhe damkën e keni bërë flamur, flisni ju, për këto gjëra me të cilat keni lidhje sepse i mmishëroni fund e kryje.

Pasnesër, në atë stadium nuk dueht të shkelni nëse keni një fije karakter, por jeni të mriëseardhur që të vini të shikoni një finale në stadiumin që e futët në listën e zezë t UEFËS dhe kombëtarën e degdisët në emigracion.

Siç u bë stadium do të bëhet edhe teatri i ri Kombëtar. Të gjitha aleancat që ju krijoni, mbajini me shëndet se nuk i duhen dreqit dhe rrotulohen isa të doni, aq m shumë rrotulloheni aq mq shumë zhytemi, dhe tju rrojë flamuri me damkën në lule të ballit që e keni tani, se gjë tjetër nga ky vend skeni ça merrni dhe këtij vendi skeni ça i jepni. Ne do ta votojmë ligjin për Butrintin. Koha e pengmarrjes ka marrë fund, ju tani jeni aty ku e keni merituar, jeni pengu më i madh i vetvetes. Këtë deshët këtë keni arritur, tani rrini peng i vetvetes dhe të rroni të gjithë bashkë”, tha Rama