Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë, ku dy skuadra të mëdha, Roma dhe Feyenoord do të përballen në Air Albania.

Në pamjet që ka siguruar Panorama.al shihet se kanë mbërritur edhe tifozët e parë të Feyenoord. Ata janë shfaqur në lokalet, në një nga zonat më të populluara të Tiranës.

Më birra në dorë, ata këndojnë dhe festojnë.