Aplikacioni “Tik Tok” do të bllokojë hyrjen e përdoruesve nën 13 vjeç dhe do të vlerësojë përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për verifikimin e moshës.
Ky ndryshim lidhet me një ngjarje të rëndë e cila u shënua në Itali ku një 10-vjeçare humbi jetën pasi po merrte pjesë në një sfidë në “TikTok” të quajtur “blackout” .
Ajo kishte vendosur një rrip rreth qafës dhe duke e mbajtur frymën dhe njëkohësisht duke e incizuar veten me telefon. Për këtë arsye Agjencia Italiane për privatësinë e të dhënave kërkoi që “Tik tok” të bllokojë llogaritë e përdoruesve për verifikimin e moshave.
Për më tepër do të nisë një fushatë informimi për të rritur ndërgjegjësimin midis prindërve dhe fëmijëve. Platforma e ndarjes së videos ju komunikoi përdoruesve për mbrojtjen e të dhënave personale, pas masës së bllokimit të vendosur ditët e fundit nga Autoritetet.