TikTok sapo prezantoi një shërbim të ri të quajtur Jump, i cili do të lejojë përdoruesit të vendosin mini apps në videot e tyre.
Për shembull, nëse dikush po krijon një video gatimi, ata mund të shtojnë një link nga aplikacioni Whisk i gatimit. Në këtë mënyrë do të jetë e mundur hapja e recetës brenda aplikacionit TikTok pas prekjes së linkut. Për momentin ky shërbim po testohet nga një grup i përzgjedhur testuesish.
Kur ju të shikoni një video që përmban një Jump, do të shikoni një pranë pjesës fundore të ekranit, i cili do të hapë një përmbajtje të re brenda TikTok. Krijuesit e videove do të kenë mundësinë të rregullojnë mënyrën e shfaqjes së përmbajtjes në Jump. Ju mund të shikoni dhe videon e mëposhtme për të kuptuar më mirë se si Jump funksionon.
Gjatë zhvillimit të versionit beta, TikTok ka bashkëpunuar me Whisk, Wikipedia dhe Tabelog. Në deklaratat e saj, kompania tha se së shpejti do të përfshihen BuzzFeed dhe IRL në Jump.
TikTok nuk është kompania e parë që prezanton idenë e eksperiencave të vogla të ngjashme me aplikacione të veçanta, pasi dhe Snapchat ka një shërbim të tillë që e quan Minis.
geek room